Shkon në 101 numri i viktimave nga koronavirusi. E mërkura solli një tjetër bilanc të rëndë me katër të vdekur, mes tyre një 21 vjeçare në Shqipëri.

Ndërkohë në 24 orët e fundit janë regjistruar 85 raste të reja me Covid 19 nga 361 testime të kryera.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 44 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Krujë, Vlorë, 5 në Tropojë, 3 në Elbasan, nga 2 raste në Durrës, Kurbin, Lezhë, Mirditë, Kolonjë, nga 1 rast në Has, Berat, Kamëz, Pogradec, Ura Vajgurore./oranews