4 të vdekur nga Covid-19 për 24 orë
11 Korrik 2020
Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 4 persona, të cilët ishin të infektuar me COVID-19. Numri total i viktimave nga ky virus ka shkuar në 101.
Në njoftimin e IKSHPK-së u bë e ditur se nga nga testimi i 419 mostrave, 203 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Me rastet e reja numri i përgjithshëm i rasteve pozitive ka arritur në 4 mijë e 715. Ndërsa numri i të shëruarve në 2 mijë 227, pasi 71 pacientë janë shëruar sot.
Numri i rasteve aktive me Covid-19 në Kosovë është 2 mijë e 387./21Media