Numri total i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut arrin në 854 persona

Numri total i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut arrin në 854 persona

Katër pacientë të prekur me COVID-19 kanë ndërruar jetë në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup. Siç informojnë nga Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, pacientët që ndërruan jetë janë një grua nga Shkupi 79 vjeçare, një burrë nga Velesi 58 vjeçar, një nga Prilepi 67 vjeçar dhe një nga Shkupi 63 vjeçar.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 26 raste të reja dhe atë 11 në Kumanovë, 4 në Shkup, 4 në Tetovë, 3 në Prilep, 2 në Veles, 1 në Koçan dhe 1 në Probishtip.

Me këtë, numri total i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut arrin në 854 persona.

Sot në qytetin e Shtipit janë regjistruar 3 pacientë të shëruar, që tani janë në mjekim shtëpiak./TV21