4 ushqimet që ndihmojnë në mënjanimin e stresit dhe ankthit

Një numër i konsiderueshëm i njerëzve nëpër botë, përballen me stres dhe ankth.
Nutricionistët kanë dëshmuar se në bazë të shumë hulumtimeve, ekzistojnë disa mënyra në luftimin e mënjanimit të stresit dhe ankthit, e njëra nga to është konsumimi i ushqimeve të cilat lehtësisht mund t’i konsumoni kudo që jeni.
Për fat të mirë, ekzistojnë disa ndryshime të vogla të cilat mund t’i bëni në përditshmëri por, të cilat kanë një impakt të madh në organizëm.
Pasi të gjithë tashmë janë të informuar për rëndësinë e konsumimit të ushqimeve kalorike në organizëm, më poshtë listohen disa të ngjajshme të cilat konsiderohen se ndihmojnë në luftimin e stresit dhe ankthit.
Shafrani i Indisë –

Mund të keni dëgjuar për shafranin e Indisië, benefitet e të cilit janë të shumta.
Prania e kurkuminës ka lidhje të fortë që ndikon në rritjen e serotoninës e cila është neurotransmetues që rregullon disponimin, ndihmon trupin për të moderuar gjëra të tilla si gjumi dhe metabolizmi.
Shumë ilaçe kundër depresionit dhe ankthit kanë për qëllim rritjen e niveleve të serotoninës në trurin tuaj. Me shafran i Indisë, ju jeni në gjendje ta bëni këtë natyrshëm.
Avokado dhe peshku: Omega-3 –

Si avokado, ashtu edhe peshku janë të njohura si ushqime të pasuruara me përbërje të nevojshme për trurin e trupin e njeriut.
Përbërja e këtyre dy ushqimeve ndihmon në balancimin e presionit të gjakut.
Një tjetër përparësi është Omega-3, bashkëvepron me molekulat e trurit të cilat ndihmojnë në përmirësimin e humorit tuaj.
Portokalli –

Portokalli është një frut i cili përmban vitamin C, e cila është mëse e nevojshme për organizëm.
Përpos që ndihmon në mënjanimin e ankthit, vitamina C ndihmon edhe në ngritjen dhe funksionalizimin e rregullt të sistemit imunitar.
Bajamet –

Magnezi luan rol të rëndësishëm në shumicën e funksioneve të trupit, si në funksionimin normal të trurit, ashtu edhe muskujeve.
Bajamet janë të pasuruara me magnez, por në mungesë të bajameve mund të konsumoni edhe spinaq, pasi edhe spinaqi është i pasuruar me magnez.
Të lartcekurat janë vetëm disa nga ushqimet që konsiderohen si mënyrë natyrale me anë të së cilës mund të reduktoni stresin dhe ankthin./21Media

Back to top button