4 viktima, 78 raste të reja me Covid-19 dhe 40 të shëruar në Maqedoni

 

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 860 testime të realizuara, 78 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Në Shkup-28, Kumanovë-5, Dibër-4, Prilep-8, Tetovë-4, Manasatir-1, Ohër-1, Kavadarc-2, Gostivar-8, Radovish-1, Koçan-2, Probishtip-1, Makedonski Brod-1, Berovë-4, Dellçevë-3, Kërçovë-3 dhe Negotinë-2.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 40 pacientë të shëruar. Shkup-13, Prilep-1, Veles-2, Gostivar-9, Koçan-2, Makedonski Brod-3, Sveti Nikollë-1 dhe Kërçovë-9.

Ndërkaq betejën me virusin korona e kanë humbur 4 pacientë. Dy pacientë nga Gostivari, një paciente nga Tetova dhe një nga Kumanova./TV21

Back to top button