Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit  janë regjistruar 119 raste të reja me Covid-19 nga 1325 testime të realizuara.

Raste e reja janë 35 nga Shkupi, 17 nga Shtipi, 15 nga Kumanova, nga 8 raste në Kërçovë, Gostivari dhe Manastir, 5 në Demir Hisar, 4 raste në Tetovë, nga 3 të infektuar në Prilep, Strugë, Veles dhe Ohër, 2 në Kavada, dhe nga 1 rast në Kriva Pallankë, Resnjë, Koçan, Sveti Nikollë, Berovë.

Instituti për Shëndet Publik informon se janë shëruar 89 pacientë. Janë shënuar 4 viktima, prej të cilëve tre janë nga Shkupi të moshës 65, 66 dhe 73 vjeçe dhe një pacient nga Gostivari në moshën 72 vjeçe./TV21