4 viktima dhe 37 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni

 

Gjatë 24 orëve të fundit nga 464 teste të kryera 37 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 dhe atë: Shkup-20, Kumanovë dhe Tetovë nga 3, Strugë, Gostivar, Ohër dhe Koçan nga 2 të infektuar, Veles, Kriva Pallankë dhe Shtip nga 1.

Ndërkohë Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 131 pacientë të shëruar.

Në 24 orët e fundit 4 pacientë kanë humbur betejën me Covid-19. Një pacientë nga Vinica i moshës 57 vjeçe, dy pacientë nga Ohri 77 dhe 57 vjeç dhe një nga Struga i moshës 74 vjeçare.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 15827, ndërsa numri i rasteve aktive në vend është 1860./TV21

Back to top button