Instituti Kombëtar i Shëndetësisë së Kosovës sot informoi se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 4 persona, të cilët kanë qenë të prekur me Covid-19, janë konfirmuar 80 raste të reja/ ndërsa janë shëruar 32 persona.

Sipas Institutit, rastet pozitive janë nga: nga komuna Prishtinë 24 raste, komuna Gjilan 10 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga 1 rast Prizren, Klinë, Lipjan, Shtime dhe Deçan.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 32 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.282 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.203.”, informoi IKSHPK.

Numri total i rasteve pozitive është 16.130 raste nga73.906 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 645 raste të vdekjes./21Media