Në 24 orët e fundit në Shqipëri u shënuan 4 viktima dhe u regjistruan 93 raste të reja me Covid-19 nga 420 testime të kryera.

Viktimat ishin një 68 vjeçar nga Durrësi, një 65 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçar nga Elbasani dhe një 71 vjeçar nga Shkodra, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, në gjendje të rënduar si pasoje e Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë raportoi se janë shtruar në Spitalin Infektiv 72 pacientë.

Në total, regjistrohen 89 viktima dhe 3371 të infektuar.