Përmes fotografive dëshiron të ndikojë në vetëdijësim për mbrojtjen e ambientit

Përmes fotografive dëshiron të ndikojë në vetëdijësim për mbrojtjen e ambientit

Fotografi Antoine Repessé u ndal së hedhuri plehrat e riciklueshme për të bërë një projekt. Katër vjet më vonë ai filloi ta kthejë atë në një seri të fuqishme fotografish që ai e quajti ‘# 365 Unpacked’, e cila na sfidon që ta rishikojmë rolin tonë si konsumatorë.

Gjatë periudhës 4 vjeçare, ai ka grumbulluar mbi 70 metra kub plehrash: 1.600 shishe qumështi, 4.800 rrotulla për tualet dhe 800 kg gazeta, të gjitha të cilat më pas janë ndarë për një vizion edhe më të fortë, shkruan rtv21.tv.

“Doja të jepja një dimension estetik në punën time. Zgjedhja e klasifikimit të mbeturinave jep një efekt grafik. U përpoqa të prodhoja një pamje perfekte që ngjall diçka shqetësuese”,  shpjegon ai.

Me serinë e tij, Antoine trajton pengesën kryesore për fillimin e ndryshimeve të mëdha në menaxhimin e mbeturinave dhe ngrohjen globale. “Shpesh na thuhet për sasinë e mbetjeve që prodhojmë, Por unë mendoj se ndikimi i një fotoje mund të jetë më i fuqishëm se një ton fjalësh”, vë në dukje Repessé./21Media