40 mijë euro dyshohet se janë vjedhur në një banesë në Prishtinë

40 mijë euro dyshohet se janë vjedhur mbrëmjën e së hënës në Prishtinë.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

“Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka inicuar rast në drejtim të veprës penale “Vjedhje e rëndë”, si dhe ka autorizuar policinë t’i ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore në drejtim të identifikimit të dyshuarve”, ka thënë Ulaj.

Për këtë rast, policia ka njoftuar edhe përmes raportit 24 orësh./21Media

Back to top button