Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës po trajtohen 40 pacientë me COVID-19, 8 prej të cilëve janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Nga ky spital bëjnë të ditur se 29 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 229 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta, 24 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.