Ahmeti kërkon nga qytetarët të rrinë në shtëpi

Ahmeti kërkon nga qytetarët të rrinë në shtëpi

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti sonte njoftoi se nga 40 testet e bëra sot, rezultatet e të gjithë personave të testuar dolën negativ.

“Pas intervistimit të 20 të infektuarëve në Prishtinë, sot janë testuar rreth 40 kontakte të tyre. Të gjitha rastet kanë rezultuar NEGATIVE. Vazhdoni me qëndru në shtëpi!”, shkroi Ahmeti në facebook.

Prishtina sot pas orës 17.00 është vendosur në karantinë për shkak të rritjes së numrit të të prekurve me COVID-19, ku vetëm në 24 orët e kaluara janë konfirmuar 20 raste të reja, duke ngritur kështu bilancin në 47.

Ndryshe, në Kosovë nga koronavirusi kanë vdekur 7 persona, 283 janë të infektuar, ndërsa, 58 janë shëruar./21Media