Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 1683 testime të realizuara 591 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.

Shkup-218, Kumanovë-47, Shtip-21, Prilep-26, Tetovë-28, Strugë-2, Veles-24, Manastir-36, Ohër-2, Kavadarc-9, Gostivar-46, Strumicë-22, Kriva Pallankë -4, Radovish-1, Krushevë-2, Koçan-9, Probishtip-3, Demir Hisar-1, Makedonski Brod-1, Pehçevë-1, Berovë-1, Vallandovë-5, Vinic-10, Delçevë-5, Kratovë -1, Sveti Nikollë-16, Kërçovë-29, Resnjë-6 dhe Negotinë-15.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 439 pacientë të shëruar nga Covid-19, ndërkaq 40 pacientë e kanë humbur betejën me korona virusin./TV21