Për momentet e paharruara, vendet, emocionet, ëndrrat, ngjarjet e rëndësishme, dashurinë dhe shumçka tjetër tregon aktorja e njohur

Për momentet e paharruara, vendet, emocionet, ëndrrat, ngjarjet e rëndësishme, dashurinë dhe shumçka tjetër tregon aktorja e njohur

E bukur, simpatike, e zellshme dhe e pasionuar pas profesionit të saj, të cilin vazhdon ta ushtrojë me aq dashuri dhe përkushtim. Është kjo aktorja e njohur kosovare, që vjen nga qyteti i Skënderajt, Florentina Ademi, e cila ka marrë pjesë në  shumë filma, shfaqje teatrale, por edhe në klipe të ndryshme, shkruan rtv21.tv

Me siguri që për çmimet dhe sukseset e saj të shumta keni dëgjuar apo lexuar deri tani, të cilat në numër janë të pakta, krahasuar me dashurinë dhe përkushtimin e madh që e jep aktorja në profesionin e saj, por mbase diçka të veçantë nga fëmijëria, adoleshenca, por edhe jeta private e profesionale e saj nuk keni dëgjuar.  Këtë javë si personazh i javës i rtv21.tv, Florentina Ademi rrëfeu për gjëra interesante dhe njëkohësisht mbresëlënëse.

Si mund ta përshkruani fëmijërinë tuaj?, gjërat më interesante që ju kujtohen?

Fëmjëria ime nuk dallon shumë nga ajo e rëndomta në të cilën kanë kaluar edhe shumë moshatarë të mi. Ka qenë e mbushur me dashuri prindërore, lojëra me shokë dhe shoqe të një formati klasik, e ushqyer me shpresa për ditë më të mira dhe natyrisht me shumë sakrifica. Megjithatë, në këtë pjesë kam kujtesë për një mori aktivitetesh dhe ëndrrash që më kanë përcjellë gjatë, përfshirë pasionin për këndim, pasionin për të qeshur dhe qenë e lumtur, si dhe garën e pakompromis kundër  ndarjes gjinore në djemë dhe vajza…hahaha. Nga kjo kohë më kujtohen me theks të vecantë: a) ardhja e babait nga veprimtaria e punës në perëndim; b) dita e parë e shkollës  si dhe  sfidat e shumta në mësim me vëllain me të cilin kemi qenë bashkë që nga klasa e parë.

Si keni qenë si adoleshente?, ju kujtohet kë e keni pasur simpati apo dashuri të parë?

Në atë moshë kam qenë shumë e perkushtuar në mësime dhe shumë e matur ndaj çdo gjëje, kam pasur shume vetëbesim dhe besoja që gjithqka është e mundur, më dukej që isha e rritur hahah, besoj që çdokujt në atë moshë ashtu i duket ..nëse do mundja ta ktheja kohën do doja t’i kisha marrë gjërat më me relaks  …hahha dashuria parë, po më kujtohet emocion i veqantë për atë kohë.

Momentin që nuk doni ta harroni dhe atë që nuk doni ta kujtoni asnjëherë?

Momenti që nuk dua ta kujtojë kurrë është ngjarja e shpërnguljes gjatë Luftës, ndërsa momentin që dua ta kujtojë gjithmonë është çasti kur jam pranuar në drejtimin e aktrimit në shkollën e mesme të arteve në Pejë, moment ky që më ka dhënë orientim jetësor dhe karrierë jetësore.

Çka ju bënë nervoz dhe çka të lumtur?

Nuk jam prej atyre që bëhem nervoz shpejt dhe për gjera të kota ..por ajo që nuk mundem dhe nuk dua me pranu është gënjeshtra dhe shfrytëzimi i sinqeritetit…, ndërsa po flasin për lumturinë e konsideroj veten shumë me fat dhe ndjehem se gjithmonë kam qenë e permbushur që nga dashuria e prindërve, familjes, shoqëris së mirë, sukseseve…di të kënaqem me gjëra te vogla, qoftë një libër i mirë, një film, një drekë me familje, një kafe me shoqëri, nje rol etj.

Cilat janë gjërat, fjalët apo veprimet që nuk i keni bërë dhe nuk do të bënit kurrë?

Nuk kam shfrytëzuar asnjëherë fjalë, rast apo përkushtim për të denigruar dinjitetin e njerëzve dhe këtë gjë sdo ta bëja kurrë;

Gjërat që i keni ëndërruar dhe ju janë realizuar?

Të ëndrrosh dhe t’i përkushtohesh ëndrrës  mund të bëhet e prekshme. Kam arritur t’i perqafojë disa ëndrra të mija që është gjtithçka që jam sot dhe jam shumë e lumtur për këtë, por skam hequr  dorë nga gjerat që i kam dashur dhe ëndrruar dhe vazhdoj t’i ëndërroj…

Pesë ngjarjet më të rëndësishme në jetë?

Dalja ime  e parë në skenë plotë emocione përgjegjsi frikë por më dhuroi shumë kenaqësi. Isha në maqedoni në një festival teatri  merrja pjesë më shfaqjen KU…QKA babain e lashë në spital, nuk i tregova askuj nga kolegët, nuk desha t’i shqetësoja, por vetë isha shumë në ankth, përfundoi shfaqja dhe pas shfaqjes mora një telefonatë nga babai që më tha se mbaroi operacioni, jam shumë mirë, aty s’kam mundur të përmbahem më, ka qenë ndoshta momenti më i lumtur i jetës simë, kam filluar të qesh dhe të qaj të njëjtën kohë, emocion i papërshkruar, por më ka bërë të kuptoj shumë më ndryshe jetën…çmimet e para si aktorja më e mirë në festivale të ndryshmë padyshim që kanë rëndësinë e vetë… një moment tjetër interesant do përmendja një lëndim që kam pasur në skenë në shfaqjen ”Muaj Mjalti”,  ishte premiera dhe isha roli kryesor, pas gjysmë ore lojë nuk e di se si e kam lënduar shumë keq gjurin dhe ka qenë një dhimbje  e tmerrshme, për një moment është ndërprerë shfaqja dhe quditërisht kam vazhduar të luajë dhe  të gjithë menduan që ishte pjesë e shfaqjes, luajta edhe 40 minuta pa asnjë problem, po e ceki këtë rast sepse asnjëherë nuk e dim sa të fortë jemi po te kisha atë dhimbje në shtëpi nuk do isha ngritur me javë në këmbë, por në skenë bëra të pamundurën dhe gjithçka shkoi mirë… përndryshe gjithçka që më ka ndodhur në jetë e ka rëndësinë dhe të bukurën e saj.

Gjërat që ju frymëzojnë?

Dashuria, dielli, muzika, deti dhe historia.

Pesë vendet që ju kanë lënë mbresa?

Falë profesionit kam pasur rast edhe të udhëtoj në shumë vende,  por ndër vendët që më kan lënë mbresa do veçoja Stambollin, më ka pëlqyer shumë …Lituania, Haidelberg,  kryesisht më bëjnë përshtypje vendët e vejtëra që kanë histori, Ulqini dhe vendlindja ime janë dy vende që i dua shumë,  kam kalur shumë kohë si fëmije dhe tani ndjej që më ofrojnë shumë qetësi shpirtërore.

Njerëzit e veçantë pa të cilët nuk do të mund të jetonit?

Kam njerëz të veçante në jetë që i dua dhe dua t’i kem përherë pranë, por babai im kryeson listën e njerzëve që e dua pa fund dhe i jam shumë falenderuese për gjithçka që më ka dhënë për të vazhduar me nënën, dy motrat dhe dy vëllezerit e mij, që s’mund ta imagjinojë jetën pa ta.

Pesë VIP-at që ju pëlqejnë?

Daniel Day Lews, Meryl Streep, Julia Roberts,  Beyonce dhe Brad Pitt.

Pesë gjërat që mendoni t΄i realizoni këtë vit?

Do jem pjesë  e një filmi nga regjisori kosovar, Erblin Nushi që studion në Amerikë, do realizojë këtu filmin e diplomës, me siguri dy premiera, të dy fimave që kam luajtur vitin e kaluar  dhe se çka na vjen tjeter miresevjen hahahha… do të bëhem hallë  për herë të parë, gjë që më ka dhuruar një emocion shumë të veqantë.

Ndryshe, Florentina Ademi disa herë është shpërblyer me çmimin si aktorja më e mirë, derisa ende vazhdon të ketë suksese në profesionin e saj./21Media