Shën Tereza më 25 janar të vitit 1980, ishte nderuar me çmimin më të lartë civil të Indisë, Bharat Ratna.

Jetën e saj, kjo humaniste shqiptare ia kishte përkushtuar më të varfërve, dhe çmimi indian ishte mirënjohje për bamirësinë e saj.

Gonxhe Bojaxhi – Nënë Tereza u lind në Shkup më 26 gusht 1910 dhe vdiq në moshën 87-vjeçare, më 5 shtator 1997, në Kalkuta të Indisë.