Palestra ku u zhvillua ndeshja e mbushur plot me tifozë

Palestra ku u zhvillua ndeshja e mbushur plot me tifozë

Skuadra gjakovare, Liburni është kampioni i ri i Kosovës për edicionin 2016/17, në elitën e futsallit kosovar.

Ekipi nga Gjakova e ka fituar edhe ndeshjen e kthimit ndaj Feniksit në palestrën “Shani Nushi”.

Pas  fitores në ndeshjen e parë me penallti, Liburni fitoi në Gjakovë 3:2.

Në këtë mënyrë, kuqezinjtë rrëzojnë nga fronti pikërisht ekipin e Feniksit, që deri para kësaj ndeshje ishte kampion aktual.