Drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazi-Berisha, ka bërë të ditur se në Shërbimin Spitalor Klinik Unviersitar të Kosovës të spitalizuar janë 598 pacientë. Prej tyre 43 janë në gjendje kritike në respirator, ndërsa, 385 në oksigjenoterapi.

Ajazi-Berisha, ka treguar se të konfirmuar me Covid-19 janë 385 pacientë, të cilët janë të shtrirë në klinika dhe spitale.  Në QKUK të konfirmuar janë 224 pacientë të spitalizuar kurse, në spitalet regjionale janë 161 pacientë. /21Media