Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi sot deklaroi se 44 pacientë të prekur me Covid-19 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Krasniqi u shpreh se nga 44 personat me gjendje të rëndë, tetë janë të intubuar dhe gjendja e tyre vlerësohet si kritike, derisa 36 janë të kyçur në respiratorë, shkruan rtv21.tv

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sot informoi se gjatë 24 orëve të fundit vdiqën 6 persona që ishin të prekur me Covid-19, u konfirmuan edhe 264 raste të reja, ndërsa u shëruan nga Covid-19 205 persona./21Media