Mosrespektimi i rregullave shëndetësore gjatë epidemisë

Mosrespektimi i rregullave shëndetësore gjatë epidemisë

Prokuroria Publike në Shkup deri te Gjykata Penale ka dorëzuar 39 propozime për shqiptimin e dënimeve, ku përfshihen gjithsej 45 persona. Sipas Kodit Penal, neni 206, ata akuzohen për “mosrespektimit të rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”, raporton TV21.

Vetëm njëri nga të akuzuarit nuk ka zbatuar urdhrin për izolimit të detyrueshëm 14-ditor, ndërsa 44 të akuzuarit e tjerë nuk kanë respektuar orën policore. Të njejtit janë kapur në lokacione të ndryshme në Shkup pa leje për qarkullim gjatë orës policore.

Për të gjithë të akuzuarit, Prokuroria Publike ka sugjeruar deri tek gjykata denim me të holla, me 100 gjoba ditore me nga 20 euro./21Media