Dy ditët e fundit kanë shënuar një rritje të ndjeshme të rasteve të reja në Shqipëri. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 44 raste pozitive teksa 43 u regjistruan ditën e djeshme më 10 qershor. Ndërkohë, ka shkuar në 35 numri i viktimave, një 59-vjeçar ndërroi jetë në spitalin infektiv.

Raste të reja – Në 24 orët e fundit janë kryer 291 testime nga të cilat janë konfirmuar 44 raste pozitive, përkatësisht, 22 raste në Tiranë, 6 në Krujë, nga 4 raste në Durrës, Kamëz, Shkodër, 2 raste në Lushnje dhe nga 1 rast në Vlorë, Elbasan. Rastet e konfirmuara janë kontakte të rasteve pozitive, por edhe shume raste të reja që janë në hetim në Shkodër, Elbasan, Vlorë.

Raste aktive – Në Shqipëri janë aktualisht 349 persona aktiv me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë ku ka transmetime komunitare.

Personel shëndetësor – Nga 40 persona të personelit shëndetësor të testuar, kanë rezultuar pozitiv 9 prej tyre, të gjitha kontakte.

Të shëruar – Janë shëruar 21 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve mbi 1 mijë që nga fillimi i epidemisë.

Shkon në 35 numri i viktimave – Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin infektiv një pacient 59 vjeçar nga Lushnja, i shtruar prej 6 ditësh në terapi intensive, i konfirmuar me Covid19. 59-vjeçari vuante nga Kardiomiopati e dilatuar, sëmundje renale kronike, diabet mellitus, anemi. Pas asistencës së madhe të stafit mjekësor në terapi intensive, 59 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.

Në spital – Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv kryesisht nga Tirana. Aktualisht janë 52 pacientë të shtruar, ndërsa 8 prej të shtruarve janë në terapi intensive.

COVID-19 – Statistika (11 Qershor 2020)

Testime totale 19562

Raste pozitive 1385

Raste të shëruara 1001

Raste Aktive 349

Humbje jete 35 (Qarku Tiranë 21, Durrës 6, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 211

Shkodër 42

Krujë 32

Kamëz 23

Durrës 16

Mat 9

Lushnje 5

Tropojë 2

Korçë 1

Librazhd 1

Mallakastër 1

Lezhë 1

Pukë 1

Berat 1

Ura Vajgurore 1

Vlorë 1

Elbasan 1

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ftoi për t’u treguar të kujdesshëm për respektimin e distancës fizike me njëri-tjetrin, evitimin e kontakteve, shtrengimit të duarve dhe përqafimeve, ruajtjen e higjienës personale. Nëse keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid-19./oranews