Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 2441 testime të realizuara, 445 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.

Vetëm në Shkup janë regjistruar 249 raste të reja, Kumanovë-12, Shtip-13, Prilep-25, Tetovë-16, Strugë-7, Veles-7, Manastir-14, Ohër-12, Kavadarc-3, Gostivar-12, Gjevgjeli-2, Strumicë-36, Kriva Pallankë-5, Radovish-7, Koçan-6, Probishtip-1, Berovë-2, Vinicë-3, Dellçevë-2, Sveti Nikollë-4, Kërçovë-6 dhe Resnjë-1.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 194 pacientë të shëruar nga korona virusi.

Shkup-77, Kumanovë-15, Shtip-11, Prilep-7, Tetovë-11, Strugë-1, Veles-1, Manastir-5, Gostivar-12, Gjevgjeli-2, Strumicë-14, Radovish-3, Koçan-18, Probishtip-2, Pehçevë-1, Berovë-5, Vallandovë-4, Vinicë-2, Sveti Nikollë-2 dhe Kërçovë-1.

Ndërkaq gjatë 24 orëve të fundit betejën me virusin korona e kanë humbur 9 pacientë.

Shkup-2, Strugë-2, Kumanovë-1, Strumicë-1, Kriva Pallankë-1, Probishtip-1 dhe Sveti Nikollë-1./TV21