45 diplomatë rusë dëbohen nga Polonia

Polonia ka vendosur të dëbojë 45 diplomatë rusë të dyshuar për spiunazh kundër vendit, tha një zëdhënës i ministrisë së jashtme polake.

45 rusët dyshohen se janë spiunë ose janë bashkëpunëtorë të spiunëve, tha më herët Stanislaw Zaryn, zëdhënës i shërbimeve speciale polake.

Njëri prej tyre u identifikua gjatë një hetimi ndaj një shtetasi polak, i cili punonte në arkivin e zyrës së të dhënave civile të Varshavës, tha Zaryn.

Polaku u arrestua javën e kaluar dhe iu caktua masa e paraburgimit për tre muaj, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Ambasadori rus në Poloni, Sergej Andreyev, i mohoi akuzat pasi u thirr në ministrinë e jashtme polake më herët të mërkurën.

Z. Zaryn shkroi në Twitter se ambasadori rus përsëriti “gënjeshtra absurde”./21Media

Back to top button