45 viktima nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

 

Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 105 raste të reja nga 946 testime të realizuara.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, janë shëruar 403 pacientë, ndërkaq jetën e kanë humbur 45 persona.

Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë realizuar 724.668 testime. Prej tyre, pozitivë kanë rezultuar 152.685 persona.

Nga personat e infektuar, 133.473 e kanë fituar betejën me virusin, ndërkaq jetën e kanë humbur 4.936 të tjerë. Numri i rasteve aktive arrin në 14.276./TV21

Back to top button