Një aksident i rëndë në punë ndodhi këtë të premte në Zallher, Tiranë.

Një 45 vjeçar humbi jetën pasi u godit nga rripi i betonieres.

Shtetasi me iniciale H.Ll., punonte në një firmë të prodhimit të tubacioneve të kanalizimeve.

“Me datë 19.06.2020, në Zallher, në një firmë të prodhimit të tubacioneve të kanalizimeve, duke punuar është dëmtuar nga rripi i betonieres, shtetasi H.Ll., 45 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital”, njoftoi Policia.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.