Deputetja tifoze e Juves

Deputetja tifoze e Juves

Deputetja e Partisë Socialiste, Esmeralda Shkjau ishte një ndër tifozet e shumta që ka ndjekur finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, sfidën mes Real Madrid dhe Juventus.
Përpara ndeshjes ajo ka postuar një fotografi me futbollistin e famshëm italian të Juventusit, Alessandro Del Piero.

Ndryshe, deputetja është e diplomuar në Menaxhim Biznesi, ka ndjekur një Master për të Drejtë Ndërkombëtare Tregtare dhe është specializuar në Gjermani për Menaxhim Kulture. /21Media