Artistja shqiptare që nga muaji mars nuk ka qenë aktive në rrjetet sociale pasi bëri të ditur se i ka vdekur nëna. Kurse, sot ajo përmes një postimi në Instastory thotë se do të vazhdojë ëndrrën e të ëmës për muzikë dhe u premton fansave se nuk do t’i zhgënjejë asnjëherë.

Me anë të këtij postimi, Melidna ka falënderuar të gjithë për ngushëllime dhe në të njëjtën kohë fansave të saj iu ka dhënë një falënderim të veçantë.

“Ëndrrën e nënës time që unë të vazhdoj me muzikë dhe ta bëj nënën time krenare do të vazhdojë me plot vullnet dhe u premtoj se do të kthehem edhe më e fortë se kurrë. Fansat e mi të dashur, ju do Melinda shumë, pa juve nuk do isha këtu dhe ju premtoj që nuk do të iu dëshpëroj në asnjë mënyrë”, ka shkruar ndër tjera Melinda në Instastory./21Media