Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 580 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 46 raste pozitive.

Gjatë këtyre orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes. Numri total i rasteve pozitive është 15.620 raste nga 67.874 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 625 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 62 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.554 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.441.

Rastet pozitive janë nga Komuna Gjilan 6 raste, Komuna Podujevë 6 raste, Komuna Pejë 5 raste, Komuna Prishtinë 5 raste, Komuna Fushë Kosovë 4 raste, Komuna Deçan 3 raste, Komuna Istog 3 raste, Komuna Drenas 2 raste, Komuna Ferizaj 2 raste, Komuna Gjakovë 2 raste, Komuna Obiliq 2 raste, Komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast Dragash, Malishevë, Prizren dhe Viti.