46 persona që ishin të prekur me Covid-19 kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, ndërsa janë regjistruar 433 raste të reja nga 2.453 testime të realizuara.

Siç ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë shëruar 641 pacientë,

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë realizuar 718.626 testime dhe prej tyre, pozitivë kanë rezultuar 152.002 persona. Nga personat e infektuar, 132.171 e kanë fituar betejën me virusin, ndërkaq jetën e kanë humbur 4.818 të tjerë.

Numri i rasteve aktive është 15.013, raporton TV21./21Media