79 pacientë të prekur me Covid-19 janë të spitalizuar në Klinikën Infektive, prej tyre, 47 pacientë janë aktualisht me oksigjenoterapi, ndërsa dy prej tyre me respiratorë.

Kështu bëri të ditur sot infektologu Sali Ahmeti në “Për ditë të mbarë” të RTV21, me ç’rast tha se përgjithësisht kanë një numër të konsideruar të pacientëve me gjendje të rënduar, por aktualisht jo në gjendje kritike.

Ahmeti tutje u shpreh se shtimi i numrit të rasteve me Covid-19 është edhe si rezultat i shtimit të numrit të testimeve, shkruan rtv21.tv

Ai shtoi se rritja e rasteve me Covid-19 ditëve të fundit nuk është rritje shumë e madhe.

Ndryshe, në Kosovë 656 persona të prekur me Covid-19 kanë vdekur, janë infektuar 17 mijë e 9 persona, ndërsa janë shëruar 14 mijë e 716./21Media