Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar sot edhe 47 raste të reja. IKSHPK-ja njofton se nga 314 mostrat e marra, 47 kanë rezultuar pozitiv.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 18 raste, komuna e Vushtrrisë 6 raste, komuna e Prizrenit 4 raste, komuna e Vitisë 3 raste, komuna e Podujevës 3 raste, komuna e Gjilanit 3 raste, komuna e Lipjanit 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Dragash, Ferizaj, Fushë Kosovë, Gjakovë, Mitrovicë, Pejë, Rahovec dhe Skenderaj.”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se edhe 22 persona janë shëruar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1069 raste./21Media