Nga Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, informojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga 2.865 testime të realizuara, 627 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona, transmeton TV21.

Instituti i Shëndetit Pubik në 24 orët e fundit ka regjistruar 765 pacientë të shëruar nga korona virusi, ndërsa 47 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19./21Media