Pronarit të LDA Group, ku dyshohet se u transferuan paligjshëm 2.1 milionë euro nga Thesari i Shtetit, K. Sh., i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Mund të konfirmojmë se me vendim të Prokurorit kompetent, personit të vetëdorëzuar në Policinë e Kosovës iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh”, ka thënë ai.

K.SH., sot është vetëdorëzuar në Polici, pesë ditë pas zbulimit të vjedhjes në Thesarin e Shtetit./21Media