Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bënë të ditur se si pasojë e COVID-19, në Kosovë deri tani kanë vdekur 48 persona, të cilët kanë pasur sëmundje tjera shoqëruese.

”Numri total i rasteve pozitive 2590 raste nga 23.137 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 48 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, bëhet e ditur në njofitmin e IKSHPK-së.

Numri i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë deri tani ka arritur në 2.590, kurse 1.394 persona janë shëruar. /21Media