Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë kryer 270 testime dhe janë konfirmuar 48 raste të reja me COVID-19. Në total në tërë Shqipërinë janë 1464 pacientë të infektuar.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë shpërndarja e rasteve të reja është si vijon: 24 raste në Tiranë, 8 në Krujë, 4 në Durrës, 3 në Fier, 2 Lezhë, 2 Pukë, 3 Kamëz, 1 Gjirokastër, 1 Elbasan.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 5 qytetarë dhe aktualisht më shumë se 70% e të prekurve që nga fillimi i epidemisë janë shëruar.

“Por vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv. Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 52 pacientë, prej tyre 7 janë në terapi intensive dhe një i intubuar.
Në vendin tonë janë aktualisht 389 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.”, njoftoi ministria.

COVID-19 – Statistika (13 Qershor 2020)

Testime totale 20132
Raste pozitive 1464
Raste të shëruara  1039
Raste Aktive  389
Humbje jete 36 (Qarku Tiranë 21, Durrës 7, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 220
Shkodër 45
Krujë 40
Kamëz 26
Durrës 19
Pukë 9
Lushnje 6
Vlorë 6
Elbasan 4
Lezhë 3
Fier 3
Tropojë 2
Korçë 1
Librazhd 1
Mallakastër 1
Berat 1
Ura Vajgurore 1
Gjirokastër 1/oranews