Ajo është njëra ndër këngëtaret më të dashura nga publiku anë e mbanë trojeve shqiptare. Me zërin e veçantë dhe performancat mbresëlënëse, ajo për dekada me radhë ka argëtuar publikun shqiptar. Fjala është për këngëtaren e mirënjohur kosovare, Remzie Osmanin, e cila edhe sot vazhdon karrierën me suksese të njëpasnjëshme.

Të rregulluar bukur nga koka te këmbët atë jeni mësuar ta shihni në çdo paraqitje, por edhe në imazhe të shumta që këngëtarja publikon në rrjete sociale.

Krahas ditëve të sotme, ku Remzia duket për mrekulli, e bukur ajo ka qenë edhe para 28 vjetëve. Kjo shihet nga imazhet e artistes, të publikuara në internet. Por, së fundmi, një fotografi të veçantë dhe mjaft të bukur e publikoi vetë bilbili nga Mushtishti, në të cilën shihet e veshur me vello. Dhe, është pikërisht fotografi nga dita martesës së saj, shkruan rtv21.tv

“Ne vitin 1992 dita e marteses time,dhe me shume ka njerez poshte andej kah oborri”, shkroi Remizia krahas imazhit, në të cilin mori pëlqime dhe komente të shumta në instagram.

Remzie Osmani është e martuar me Halil Hamzajn dhe së bashku kanë dy fëmijë, Hamzën dhe Riolën./21Media