Aktorja e njohur turke, Bergüzar Korel më 9 mars është bërë nënë për herë të dytë.

Ajo dhe aktori i njohur Halit Ergenç për herë të dytë u bënë prindër të një djalit që e pagëzuan me emrin Han.

Për publikun shqiptar e njohur te shqiptarët si “Sheherzadja” duket se ditët e fundit të shtatzënisë mori pjesë në një klip televiz, të cilin do ta mbajë në mend gjithmonë.

Pjesëmarrjen e saj në këtë klip aktorja e krahasoi me festën  “Babyshower”, të cilin në fakt nuk e organizoj para lindjes. Disa pjesë nga ky klip ku ajo duket shumë bukur i ka publikuar në Instagram.  

https://www.instagram.com/p/B_17H4bpvze/

  

Në këtë klip gjithashtu mori pjesë edhe Haliti. Afër njëri-tjetrit çifit duken shumë bukur.

Kujtojmë që, Berguzar dhe Haliti janë të martuar prej vitesh, dhe tani janë prindër të dy djemve. /21Media