49 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës
Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se numri i pacientëve me COVID-19 është në rënie.
“Ndonëse ende ka numrin më të madh të pacientëve në nivel vendi, ka filluar të bie numri i pacientëve me COVID-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë”, thuhet në njoftim.
Në këtë spital janë të shtrirë 176 pacientë, prej tyre 153 janë në oksigjeno-terapi, 10 në CPAP dhe 49 në gjendje të rëndë shëndetësore.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 22 pacientë dhe 12 janë pranuar në spital.
Deri tani në Kosovë nga COVID-19 kanë vdekur 2 mijë e 758 persona./21Media