49 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

1 min read

Është shënuar ulje e numrit të të spitalizuarve me COVID-19 në Klinikat COVID në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme, kështu ka njoftuar Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Sipas raporti në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, të shtrirë janë 779 pacientë që po marrin shërbime shëndetësore.

Bëhet e ditur se 659 prej tyre janë në oksigjeno-terapi dhe 49 në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensive mjekësor.

Aktualisht në Klinikën Infektive janë 92 pacientë, Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) ka 60 pacientë, Klinika Infektive III ( Interno) ka 44 pacientë, Klinika e Pulmologjisë ka 80 pacientë, Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive kanë 29 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë ka 6 pacientë dhe Klinika e Pediatrisë ka 3 pacientë.

Ndërkaq në spitalet rajonale renditja është si vijon: Spitali i Prizrenit ka 105 pacientë, Spitali i Gjakovës 59 pacientë, Spitali i Pejës 132 pacientë, Spitali i Gjilanit 65 pacientë, Spitali i Vushtrrisë 14 pacientë, Spitali i Mitrovicës 39 pacientë dhe Spitali i Ferizajt 51 pacientë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 14  viktima nga Covid-19.

Sipas raportit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik janë shënuar edhe 259 raste të reja me koronavirus, shifer kjo që bazohet në 5.505 mostra të testuara.

Në 24 orët e fundit është raportuar se janë shëruar edhe 870 pacientë nga Covid-19 ndërsa, 17 mijë raste janë aktive./21Media