Modelja Gina Stewart, 49 vjeç, nga Australia, tha se bën trajtimet më pazakonta të cilat e ndihmojnë për të ruajtur pamjen e saj rinore.

Ajo e detyron vetën të  ngrihet në -110C për tre minuta

“Është e mahnitshme për kolagjenin e lëkurës dhe shëndetin, efektet janë si përtëritje për të gjithë trupin dhe çdo seancë djeg deri në 800 kalori.”

Dhe kur është fjala për dietën e saj, Gina tha se e shmangë kafen, dhe ka një dietë të pasur me proteina, përcjell portali rtv21.tv

Në mënyrë tipike, ajo ha pulë, brokoli dhe patate të ëmbla. Gina e fillon ditën e saj me vezë për mëngjes, përcjellë me buke thekre, gjizë dhe avokado për drekë.

Gina pranoi se tani kur  është më e vjetër, e ka kuptuar që shëndeti i saj është më i rëndësishëm se madhësia e gjoksit, kështu që planifikon të heqë implantet e saj në të ardhmen e afërt.

Ajo tha se i vendosi para dhjetë vjetësh kur ishte një “trend” për t’i bërë ato dhe ajo po luftonte me pasiguritë./21Media