Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 495 raste të reja me COVID-19, ndërsa kanë vdekur 8 pacientë të cilët ishin të infekuar.

Numri i viktimave në total ka arritur në 557, që nga fillimi i pandemisë.

Aktualisht në tre spitalet COVID po trajtohen 352 pacientë, ku 9 prej të cilëve janë në terapi intensive dhe 4 janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 141 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 12 mijë e 2./21Media