Dashi

Horoskopi i datës 17 maj 2020

Mos u ndikoni aspak nga të tjerët gjatë kësaj dite dhe merrni vendimet që mendoni se janë të duhurat. Nëse keni një lidhje duhet të bëni pak më shumë përpjekje për të shmangur debatet. Përdoreni humorin që keni për të ndryshuar edhe ndonjë situatë të vështirë. Po e kaluat këtë ditë si duhet e ardhmja do jetë edhe më e mirë. Ju beqarët nuk duhet kurrsesi të bëni atë që do ju sugjerojnë miqtë. Po shkatërruar një lidhje nesër ka për t’iu ardhur edhe juve radha. Në punë ndryshoni disa gjëra që nuk ju pëlqejnë dhe flisni me shefat edhe për ndonjë kërkesë që keni. Kur të shpenzoni bëni llogari dhe mos e teproni.

Demi

Horoskopi i datës 17 maj 2020

Gjatë kësaj dite do ju duhet të merrni vendime në çdo sektor edhe pse herë pas here mund t’iu duket se nuk është momenti i përshtatshëm. Ka rrezik që jeta juaj në çift të ndërlikohet tej mase dhe ju do t’i kërkoni partnerit ndarje të përkohshme. Nëse jeni beqarë nuk do arrini dot ta bëni për vete personin që pëlqeni dhe do preferoni të mos pranoni as ftesat që do iu bëhen. Në punë do e ndieni më shumë peshën e hierarkisë dhe sidomos nga njëri prej shefave që duket sikur është zoti. Sido që të jetë duhet të bëni durim dhe të mos nxitoheni për asgjë. Sipas Dritare.net, në planin financiar situata nuk do jetë aq e qëndrueshme dhe aq e mirë sa për të bërë çdo investim të menduar.

Binjakët

Horoskopi i datës 17 maj 2020

Sot më shumë se kurrë do mendoni për udhëtimet kështu që nëse nuk jeni nisur bëni gati valixhet. Nëse keni një lidhje në përgjithësi rutina do jetë mbizotëruese prandaj duhet patjetër të mendoni të bëni diçka ndryshe. Ju beqarët do takoheni me persona të rrezikshëm dhe ka mund të futeni në telashe nëse hidhni hapa. Më mirë prisni edhe pak kohë. Në punë nuk d keni shumë mendjen tek gjërat që keni për të bërë. Disa kritika do ju shpërqendrojnë tërësisht dhe do doni të reflektoni. Në planin financiar më mirë bëni llogari e më pas vendosni sa para do shpenzoni.

Gaforrja

Horoskopi i datës 17 maj 2020

Mos kërkoni gjithë kohës t’iu mbushni mendjen të tjerëve se keni të drejtë sepse vetëm sa do i ndërlikoni gjërat. Nëse keni një lidhje do jeni të shpërqendruar dhe do bëni gjëra të gabuara për të cilat do pendoheni menjëherë. Do ju lindë nevoja t’ia mbathni diku dhe të harroni gjithçka. Ju beqarët nuk do keni një ditë të qetë dhe nuk do e keni mendjen për të krijuar një lidhje. Në punë do bëni të pamundurën për të gjetur postin që ju përshtatet më shumë dhe për këtë ka rrezik të shkelni edhe mbi të tjerët. Ky do jetë një gabim i madh që do ju hapë telashe. Financat mbajini gjithë kohës nën kontroll sepse për pak dt do keni nevojë për para më shumë.

Luani

Horoskopi i datës 17 maj 2020

Që sot jeta juaj ne çift do ndryshojë rrënjësisht. Ditë më të bukura priten të vijnë kështu që përgatituni. Nëse jeni në një lidhje mos e nënvlerësoni veten. Partneri do ju dashurojë pafundësisht dhe do ju bëjë të ndiheni të përkëdhelur. Ju me të vërtetë keni cilësi të vyera. Nëse jeni beqarë do takoni persona shumë tërheqës, por mirë është të mos nxitoheni për asgjë. Në punë do i zgjidhni edhe problemet që ju kishin mbetur pezull dhe do ndiheni më të çliruar. Eprorët do ua vënë më në pah cilësitë që keni. Financat nuk do jenë të këqija, por duke bërë gabime me shpenzimet situata shumë shpejt mund të përkeqësohet.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 17 maj 2020

Dielli dhe Urani do ju bëjnë të jeni gjithë kohës nën tension sot. Në disa momente karakteri juaj do sjellë probleme. Nëse jeni në një lidhje kjo nuk do jetë një ditë perfekte. Në shumë momente do ndiheni keq pranë atij që dashuroni dhe do keni zënka të forta. Ju beqarët më mirë të prisni edhe pak ditë sepse mundësitë e sotme do sjellin veçse lidhje të paqëndrueshme. Në punë do keni dëshirë të bëni disa ndryshime rrënjësore, por më parë duhet të merrni aprovimin e shefave. Bëni pak durim që të dilni të fituar. Buxhetin do e mbani nën kontroll gjatë gjithë kohës dhe nuk do ju dalin aspak probleme.

Peshorja

Horoskopi i datës 17 maj 2020

Çdo gjë do e merrni me buzëqeshje gjatë kësaj dite prandaj do kaloni edhe ndonjë problem të vogël që mund t’iu dalë. Ditë shumë euforike do jetë kjo edhe për ju që jeni në një lidhje. Shumë gjera do sqarohen njëherë e mirë mes jush dhe partnerit dhe e ardhmja do ndërtohet në mënyrën e duhur. Ju beqarët do realizoni shumë takime të bukura, kështu që do e keni pak të vështirë të bëni zgjedhje të menjëhershme. Sipas Dritare.net, në punë do e kaloni shumicën e kohës duke bërë plane të detajuara në mënyrë që më pas t’iu mbetët vetëm vënia në veprim e çdo gjëje. Në planin financiar do hidhni hapat e duhura dhe gjendja do jetë e shkëlqyer.

Akrepi

Horoskopi i datës 17 maj 2020

Dielli do ndriçojë çdo gjë gjatë kësaj dite dhe do kaloni vetëm momente të këndshme. Ju të dashuruarit do përjetoni emocione të njëpasnjëshme me partnerin dhe do ndiheni gati edhe për të hedhur hapat e mëdha. Jeta juaj do marrë një kthesë totale. Edhe ju beqarët do keni të njëjtin fat. Mund të afroheni me një mik fëmijërie të cilin kishit vite që nuk e takonit. Në punë do jeni kurajozë dhe nuk do trembeni nga ngarkesa që mund t’iu jepet. Në çfarëdo profesioni që të jeni do keni fat. Situata financiare do ketë zhvillime pozitive dhe mund të shpenzoni pak më tepër pa pasur frikë.

Shigjetari

Horoskopi i datës 17 maj 2020

Gjatë kësaj dite do ketë ndryshime shumë të mëdha në jetën tuaj. Venusi për fat të keq do ua vështirësojë goxha gjërat. Nëse jeni në një lidhje partneri do fillojë t;iu tregojë disa gjëra të së shkuarës që nuk do ju pëlqejnë aspak. Do krijoni një përshtypje të keqe dhe do mendoni të largoheni prej tij. E mira është të mos nxitoheni. Ju beqarët do takoni disa persona, por asnjëri nuk d ua mbushë mendjen për të filluar një lidhje. Në punë mos e kërkoni sot promocionin aspo diçka tjetër sepse shefat nuk do jenë të gatshëm t’ua plotësojnë dëshirat. Me shpenzimet do keni probleme të rënda nëse nuk arsyetoni.

Bricjapi

Horoskopi i datës 17 maj 2020

Sot do jeni në humor të shkëlqyer, do qeshni gjithë kohës dhe do mundoheni të përçoni gëzim tek të gjithë. Nëse jeni në një lidhje shfrytëzojeni kohën e lirë për të qëndruar me partnerin sepse afrimiteti do ju ndihmojë të zgjidhni disa probleme dhe do ju shtojë emocionet. Ju beqarët do jeni një tërheqje shumë të madhe për një të afërt të miqve, por do keni turp që t’ia thoni. Në punë do jetë Marsi ai që do ju ndriçojë idetë dhe do ju shtyjë të hidhni hapat e duhura. Në çdo profesion do keni sukses. Financat nuk do jene as të shkëlqyera as të këqija. Vendosni pak disiplinë me shpenzimet sepse do ju bëjë mirë.

Ujori

Horoskopi i datës 17 maj 2020

Falë mbështetjes së yjeve sot do jeni shumë më të hapur dhe më të dashur me ata që ju rrethojnë. Do e keni të lehtë të dilni nga situatat delikate dhe mund të filloni edhe projekte të reja në fushat e tjera. Nëse keni një lidhje do e keni më të lehtë të flisni hapur për çështje delikate dhe më në fund do arrini t’i zgjidhni. Ju beqarët do jeni më të bindur se personat që keni takuar së fundmi ju përshtaten më mirë kështu që mund të hidhni hapa. Në punë do dini të hidhni hapat e duhura dhe nuk do dorëzoheni asnjëherë pavarësisht lodhjes dhe pengesave që do ju dalin. Sektori i financave do jetë shumë më i mirë se dje.

Peshqit

Horoskopi i datës 17 maj 2020

Yjet do iu japin energjinë e duhur gjatë kësaj dite që ju të shkëlqeni sa më shumë. Financat do jenë edhe më të favorizuara. Gjendja do përmirësohet papritur dhe mezi do e besoni që do jeni në realitet. Nëse keni një lidhje do qëndroni më shumë kohë me partnerin, do e dashuroni atë pa dorashka dhe për gjithçka do bashkëpunoni fort. Edhe ju beqarët do jeni magnetikë dhe do tërhiqni cilindo person që i keni vënë syrin. Jeta profesionale nuk do jetë perfekte, por do lidhni kontakte me disa persona që shumë shpejt do ju ndihmojnë të arrini atë që keni ëndërruar.