Artisti tregoi se cila është pika e tij e dobët

Artisti tregoi se cila është pika e tij e dobët

Këngëtari i mirënjohur kosovar, Ermal Fejzullahu sot prezantoi pesë fotografi të papublikuara më parë. Artisti në emisionin “Diçka po Zihet” komentoi fotografitë, të cilat për të janë mjaft të veçanta.

Në mesin e fotografive, Ermali prezantoi një fotografi me vajzën e tij të madhe, Bunën, të cilën tha qe e ka pikë të dobët dhe që e do më së shumti nga fëmijët, shkruan rtv21.tv

Kujtojmë që, Ermali ka më shumë se 10 vjet që është i martuar me Arianën, të cilët janë prindër të katër fëmijëve, Artit, Bunës, Erës dhe Anës. /21Media