21 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.

Nga spitali kanë njoftuar se 14 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi, ndërsa nga ta pesë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Ndërsa, një pacient në këtë spital është shëruar nga virusi korona.

“1 Pacientë është shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Aktualisht po trajtohen 21 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 14 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 5 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 218 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dje informoi se gjatë 24 orëve të fundit vdiqën tre persona, të cilët ishin të prekur me Covid-19, u konfirmuan 205 raste të reja, ndërsa u shëruan 62 persona.

Numri total i rasteve pozitive është 18.148 raste nga 88.090 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 666 raste të vdekjes. /21Media