Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë regjistruar 5 raste të dhunës në familje.

Në Mitrovicë rreth orës 08:37 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje në shtëpi  i kishte sulmuar fizikisht familjarët e tij të gjithë kosovarë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në Gjilan rreth orë 12:00 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje në shtëpi i kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërsa rreth orës 12:30, në Fushë Kosovë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte sulmuar dy viktimat femra kosovare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor dhe të njëjtat janë dërguar në strehimore, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti i katërt është regjistruar në Mitrovicën Veriore, ku rreth orës 16:12 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari mbahet ne stacion deri në këndellje.

Kurse në Istog rreth orës 21:00 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në vazhdimësi ka sulmuar fizikisht dhe psiqikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje./21Media