5 shenja që tregojnë se po i lani flokët shpesh

Nuk ka ndjenjë më të mirë se sa të dilni nga dushi dhe të nuhasni aromën shampos tuaj. Ju ndiheni të rifreskuar dhe energjik dhe kjo është mënyra më e mirë për të nisur ditën tuaj. Megjithatë, larja e flokëve shumë shpesh mund të mos jetë masa më e mirë.
Ngjyra e lyer mund të zbehet shumë shpejt
5 shenja që tregojnë se po i lani flokët shumë

Kimikatet në bojë janë të prekshme ndaj ujit dhe larja e saj shumë shpesh mund t’i ‘zhvesh’ flokët tuaja nga nuanca e lyer.
Zgjidhja: Provoni ta lani çdo 3 ditë dhe përdorni një shampo të përshtatshme për flokët tuaj të ngjyrosur në mes të larjeve. Kjo mund të ndihmojë që ngjyra juaj të zgjasë më gjatë.
Flokët mund të duken më të thata
5 shenja që tregojnë se po i lani flokët shumë

Flokët e thata ose të dredhura janë një tjetër shenjë se po i lani shumë. Shumica e shampove përmbajnë kimikate të quajtura sulfate, të cilat largojnë vajin nga flokët tuaja. Nëse i hiqni flokët nga vajrat e tyre natyralë, skalpi juaj do të jetë i thatë dhe po ashtu edhe struktura e flokëve tuaja.
Zgjidhja: Përveç ndryshimit të frekuencës, provoni të përdorni produkte hidratuese për të rivendosur kutikulat e flokëve dhe zgjedhni shampo pa sulfate, shkruan Bright Side, përcjell rtv21.tv
Mund të vëreni më shumë zbokth
5 shenja që tregojnë se po i lani flokët shumë

Zbokthi është një gjendje në të cilën lëkura e kokës fillon të kruhet dhe të skuqet, duke lënë disa njolla të bardha në flokët tuaj si mbetje. Kur e teproni me larjen, ju po hiqni pa dashje sebumin natyral nga skalpi juaj, i cili është thelbësor për ta mbajtur atë të ushqyer dhe të shëndetshëm. Kjo, nga ana tjetër, mund të bëjë që skalpi juaj të jetë më i thatë dhe të prodhojë edhe më shumë zbokth.
Zgjidhja: Ndonjëherë një shpëlarje e thjeshtë do të jetë e mjaftueshme për të hequr vajin dhe papastërtinë e tepërt. Nëse vuani nga zbokthi, atëherë mund të provoni një eksfolim së bashku me një shampo me vaj.
Mund të keni më shumë skaje të ndara
5 shenja që tregojnë se po i lani flokët shumë
Majat e ndara janë rezultat i fërkimit të fibrës së flokëve, zakonisht në fund të fijes. Nëse keni majat e ndara, atëherë mund të shkurtoni rutinën tuaj të larjes. Kur flokët janë të  lagur, janë edhe më të ndjeshëm ndaj dëmtimit. Kjo është arsyeja pse sa më shpesh t’i lani, aq më shumë ka gjasa që fijet e flokëve të thyhen./21Media
Back to top button