Pesë persona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut si pasojë e koronavirusit. Në Klinikën për Sëmundje Infektive ka ndërruar jetë një 80 vjeçar nga Kumanova i hospitalizuar më 5 qershor. Në Klinikën për gastroenterohepatologji ka ndërruar jetë një paciente nga Shkupi e moshës 74 vjeçare. Në spitalin ”8 Shtatori” kanë ndërruar jetë dy persona, paciente e moshës 73 vjeçare dhe një e moshës 45 vjeçare. Në Spitalin e Tetovës ka ndërruar jetë një pacient 65 vjeçar.

Në 24 orët e fundit, nga gjithsej 841 teste të bëra, 103 persona kanë dalë pozitiv me virusin COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në Shkup janë regjistruar 46 raste të reja, në Tetovë 17, në Strugë 9, në Kumanovë 6, në Resnjë 6, në Shtip 6, në Veles 3, në Ohër 3, në Prilep 2 dhe nga një i infektuar në Manastir, Kavadar, Gostivar, Strumicë dhe Shën Nikollë.

Janë shëruar 13 persona. 10 nga Shkupi, 2 nga Prilepi dhe 1 nga Tetova.

Për momentin numri total i rasteve aktive në vend është 2241 të infektuar. Gjithsej që nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi janë prekur 4157 persona, prej të cilëve 1723 janë shëruar ndërsa 193 e kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës.

Deri më tani, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, janë bërë 43.881 testime për COVID-19./TV21