5 të vdekur dhe 807 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni

 

807 raste të reja pozitive, 5 viktima dhe 314 të shëruar nga Covid-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Rastet dalin nga 3.312 testime të realizuara, kurse nga rastet pozitive prin Shkupi me 359 raste të reja.

Shkupi prin edhe me numrin e viktimave. Nga 5 viktima sa janë regjistruar në 24 orët e fundit, 4 janë vetëm nga Shkupi kurse një viktimë është nga Shtipi.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut nga virusi janë infektuar 104.548 persona, prej tyre janë shëruar 92.189, ndërkaq kanë ndërruar jetë 3.156 të tjerë. Raste aktive janë 9.203./21Media

Back to top button