Pesë persona kanë vdekur në 24 orët e fundit si pasojë e  koronavirusit në Maqedoninë e Veriut. Tre prej tyre janë nga Shkupi, një nga Tetova dhe një nga Resnja.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 164 raste të reja me COVID-19 nga gjithsej 1612 teste të bëra.

Në Shkup janë regjistruar 59 raste të reja, në Shën Nikollë 23, Dibër 18, Shtip 17, Kumanovë 12, Gostivar 9, Tetovë 6, Strugë 6, Kërçovë 6, Kavadar 2, Probishtip 2 dhe nga 1 rast i ri në qytetet Prilep, Manastir, Demir Hisar dhe Resnjë.

Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 74 pacientë të shëruar. 42 nga Shkupi, 7 nga Shtipi, 7 nga Resnja, 6 Ohër, 4 nga Struga, 3 nga Kavadari, 2 nga Shën Nikolla dhe nga një i shëruar në Tetovë, Veles dhe Negotinë./21Media