Gjatë 24 orëve të fundit nga 894 testime të bëra 78 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, informojnë nga Instituti i Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veriut, transmeton TV21.

Shkup-26, Kumanovë-4 Dibër-1, Shtip-17, Tetovë-9, Manastir-1, Ohër-1, Gostivar-5, Kriva Pallankë-1, Koçan-1, Probishtip-3, Vinica-1, Sveti Nikolla-5.

Sot Instituti i Shëndetit Publik regjistroi edhe 172 persona të shëruar edhe atë: Shkup-72, Kumanovë-53, Shtip-20, Prilep-4, Tetovë-10, Veles-1, Gostivar-5, Probishtip-2, Resnjë-4 Negotinë-1.

Nga virusi korona betejën e kanë humbur 5 persona, tre nga Shkupi, një nga Kumanova dhe një pacient nga Struga./TV21